Site icon Telegrafi

Bartomeu: Ne mund t’ia vendosim Messit një klauzolë prej një euro, por as atëherë nuk do të largohej

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar se po punon për rinovimin e kontratës së Lionel Messit.

Ai tha se edhe nëse i vendosin vetëm një euro klauzolës së tij, Messi nuk do të largohet.

“Ne mund të vendosim një euro në klauzolë dhe nuk do të largohej”.

“Duam që ai të nënshkruaj për jetë, ka qenë këtu për më shumë vite sesa në Argjentinë dhe nuk mund ta imagjinoj Barcelonën pa Messin”.

“E kam sqaruar edhe më parë. Ne kemi një projekt me Dembele dhe Coutinhon. Niveli i Dembele është më i mirë se Neymar”.

“Është një futbollist më i fortë dhe tashmë është përshtatur”, ka thënë Bartomeu.

Dembele u ble nga Barcelona në 2017 për 120 milionë euro.

“Griezmann? Nëse ai dëshiron të vijë, atëherë më duhet të flas me trajnerët, por emri i tij nuk është në tavolinë”.

Antoine Griezmann

“Ka shumë spekulime në media, por emri i Griezmann nuk është në tavolinë dhe nuk është thirrur nga Barcelona”, deklaroi Bartomeu. /Telegrafi/

Exit mobile version