Nuk ka dyshime se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron të mbajë Lionel Messi në Camp Nou, derisa kreu i klubit mund të përballet me një gjobë të rënë – madje edhe me burg.
Ylli argjentinas tashmë e ka kërkuar largimin nga Blaugranasit pas 20 vitesh qëndrimi në skuadër, pas gjërave që ndodhën brenda 15 ditësh në klub.
Kapiteni i Barcelonës po refuzon që të rikthehet në stërvitje, duke e kërkuar vetëm largimin në këtë verë, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ka apo nuk ka klauzolë lirimi.
Bartomeu po qëndron i palëkundur që të mbajë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, por sipas Guillem Balague, kjo nuk ka të bëjë me principe, por presidenti e di se mund të përballet me gjobë të rëndë ose me burg.
Zgjedhjet presidenciale te katalunasit do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa Bartomeu duket se do të largohet nga pozita e të parit të klubit.
Edhe tifozët e skuadrës janë të acaruar me të dhe duan që ai të dorëhiqet dhe Messi të qëndrojë deri në pensionimin e tij.
Argjentinasi është i vendosur që të largohet nga Barcelona, derisa këta të fundit kërkojnë 700 milionë euro për klubin që dëshiron të marrë kartonin e tij.
Manchester City besohet se është favoritë në transferimin e tij, mirëpo nga gara nuk përjashtohen as Interi e Paris Saint-Germaini. /Telegrafi/
Reasons for Barto to insist on Messi staying. The coach wants him (when Koeman asked Barto, ‘do I have Messi’, president said, ‘yes’. Next day Jorge Messi rang Barto to tell him again that his son wants to go). Koeman has suggested that he’s make a strong team without Messi too
— Guillem Balague (@GuillemBalague) August 31, 2020