Telegrafi

Bartomeu: Messi e mbyll karrierën në Barcelonë, Koeman e ka shtyllë të projektit të tij

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se Lionel Messi dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Camp Nou.

Ndryshime të mëdha janë bërë menjëherë pas mbylljes së sezonit të dështuar te Barcelona, përfshirë këtu largimin e trajnerit Quique Setin dhe drejtorit sportiv Eric Abidal.

Barcelona pritet ta emërojë trajner Ronald Koemanin, ndërsa fjalëve që Messi do të shkojë të Interi, iu ka dhënë fund Bartomeu.

“Messi dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë. Ai e ka thënë shumë herë”.

“Unë gjithashtu fola me Koeman dhe ai më tha që Messi është shtylla e projektit të tij”, ka thënë Bartomeu për Barca TV. /Telegrafi/