Ish presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është rikthyer të flasë për menaxhimin e klubit.
Ai është ndalur te blerja e Philippe Coutinhos, për të cilin u shpenzuan rreth 160 milionë euro, por deri tani nuk ka arritur të justifikojë aspak këtë shifër e paguar.
“Coutinhon e morëm shtrenjtë dhe të them të drejtën nuk kam qenë shumë i bindur për blerjen e tij”.
“Megjithatë Suarez dhe Messi më nxitën ta blej, pasi thoshin se është një lojtar shumë i talentuar, që do të na bënte shumë punë”, ka deklaruar Bartomeu.
Tutje ai vazhdoi duke folur për numrin 10 aktual të Barcelonës, Ansu Fatin, një sulmues shumë i talentuar i dalë nga akademia e klubit, për të cilin ai thotë se ka refuzuar një ofertë 150 milionë euro.
“Në verën e 2020, një klub anglez na bëri një ofertë zyrtare prej 150 milionë eurosh për kartonin e Ansu Fati”.
“Me të mund të kishim zgjidhur problemet ekonomike, por e refuzuam, pasi menduam më shumë për aspektin sportiv”, përfundoi ai. /Telegrafi/