Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu. ka thënë se largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është negativ për La Ligën, ndërsa ka shtuar se Juventusi është nga kandidatët kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Ai ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ka folur për shumë çështje.
“[Presidenti i Juventusit] Andrea Agnelli ka bërë një marrëveshje fantastike”.
“Më vjen keq që La Liga ka humbur një yll, i dyti në dy vjet pas Neymar”.
“Është negative për futbollin tonë, dhe unë nuk jam i lumtur për faktin se Real mund të jetë më i dobët, sepse ne duam që të luhet më së miri dhe kjo është e vetmja mënyrë që mund të konkurrojmë me Ligën Premier”.
“Ronaldo nuk e përmirëson vetëm Juventusin, por të gjithë futbollin italian dhe për sa i përket Ligës së Kampionëve jam dakord me Lionel Messin se Juventusi, me Ronaldon, është një kandidat edhe më i fortë për të fituar”, ka thënë Bartomeu.
Ndërkohë, Bartomeu ka folur edhe për Video Assistant Referees (VAR) dhe përdorimin në Ligën e Kampionëve.
“Ne kemi qenë gjithmonë në favor të VAR dhe tifozët do të shohin rezultate më të drejta dhe gjyqtarët do të ndihmohen”.
“Por UEFA nuk e ka pranuar ende në Ligën e Kampionëve dhe kjo më ka zhgënjyer”, ka deklaruar Bartomeu. /Telegrafi/