Telegrafi

Bartomeu i kërkon Messit që të vazhdojë kontratën – i cakton edhe vitin

Lionel Messi e ka gëzuar Barcelonën për vendimin e tij që të mos largohet nga skuadra në këtë afat kalimtar veror.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte mundësinë që të largohej si lojtar i lirë në këtë verë, pasi një gjë të tillë ia lejonte klauzola që e kishte me Blaugranasit.

Por, 32-vjeçari i ka qëndruar besnik kampionit të La Liga-s, mirëpo që kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2021.

Argjentinasi mund të hyjë në bisedime me ndonjë klub nga janari i vitit të ardhshëm, për të kaluar më pas në verë si lojtar i lirë, por ka një skenar tjerë.

Lexo po ashtu Klauzola e Messit për t’u larguar nga Barcelona si lojtar i lirë në këtë verë ka skaduar

Sipas Onda Cero Radio, Josep Maria Bartomeu ka kërkuar nga Messi që të vazhdojë kontratën deri në vitin 2023.

Presidenti i klubit katalunas dëshiron që sulmuesi të vazhdojë edhe për dy vite të tjera në Camp Nou dhe më pas të pensionohet nga futbolli me një post në klub. /Telegrafi/