Site icon Telegrafi

Bartomeu e mohon, por Barcelona po pret që pas 1 korrikut ta zyrtarizojë Griezmannin

Antoine Griezmann po i jeton ditët e fundit si lojtar i Atletico Madridit, pasi ka qenë vet drejtori i përgjithshëm i “Los Colchoneros”, Gil Marin

28-vjeçari që është i destinuar për t’iu bashkuar me Barcelonën, edhe pse në deklaratën e fundit,  Josep Maria Bartomeu, refuzoi ta pranojë ndonjë bisedim ap marrëveshje për lojtarin.

“Siç e kemi thënë, ne nuk kemi folur asnjëherë me të, nuk ka asgjë”, deklaroi Bartomeu për RAC1.

Por sipas medieve spanjolle gjithçka do të zhbllokohet pas 1 korrikut, datë kur klauzola e largimit të francezit do të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë.

Kjo shpjegon edhe faktin që nuk për zyrtarizohet marrëveshja ende, edhe pse është arritur prej disa muajsh.

Griezmann do të bashkohet me Lionel Messin dhe Luis Suarezin në sulmin e Barcës. /Telegrafi/

Exit mobile version