Site icon Telegrafi

Bartomeu bisedon direkt me Al-Khelaifi: Nëse vendosni ta shisni Neymarin, ne jemi gati

Paris Saint-Germain dhe Neymar nuk janë në momentin më të mirë të lidhjes së tyre prej se braziliani ka kaluar në Francë.

Neymar vazhdon të jetë i interesuar të kalojë në Barcelonë dhe mediat spanjoll vazhdojnë të insistojnë për të.

Dhe këtë të enjte, gazeta spanjolle AS sjell disa detaje interesant nga një takim i mbajtur në qershor.

Presidenti i Blaugranave, Josep Maria Bartomeu, mësohet se ka biseduar direkt me Nasser Al-Khelaifin.

“Nëse një ditë vendosni të shisni Neymarin, ne jemi të gatshëm të flasim”, mësohet t’i ketë thënë Bartomeu.

Neymar dhe Al-Khelaifi (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër 27-vjeçari do të udhëtojë për në Kinë, ku Paris Saint-Germain janë duke i vazhduar stërvitjet para fillimit zyrtar të sezonit 2019/20. /Telegrafi/

Exit mobile version