Juventus ka nevojë për një mbrojtës, e duket se ka gjetur edhe objektivin e saj të ri.
Bëhet fjalë për Marc Bartra, i rritur tek Barcelona, por që sot është pjesë e gjermanëve të Borussia Dortmund, e ai mund të luajë si qendërmbrojtës, ashtu edhe në krahë dhe ka një teknik dhe fizik shumë të mirë.
Juve, siç raporton Tuttosport, po e ndjek nga afër dhe mund ta bëjë të sajin në rast se, në qershor, nuk do të vinte Benedikt Howedes apo nëse do të vinin oferta për Daniele Rugani nga Liga Premier.
Spanjolli këtë sezon është paraqitur në nëntë ndeshje si titullar dhe tri tjera si zëvendësues për BVB-në.
Bartra në 806 minuta ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim duke treguar se është një lojtar që ia vlen t’i besohet.
Mbrojtësi u transferua nga klubi gjerman në vitin 2016 për tetë milionë euro, ndërsa tani kushton rreth 20 milionë. /TCh/Telegrafi/