Mesfushori anglez, Gareth Barry ka shënuar emrin e tij me shkronja të arta në futbollin anglez duke barazuar rekordin e legjendës Ryan Giggs për më shumë ndeshje të luajtura në kampionat.
Emri i Barryt do të mbahet gjatë në mend nga tifozët dhe futbolldashësit e kampionatit anglez, Ligës Premier.
Kjo pasi, anglezi 36-vjeçar ka barazuar rekordin e madhe të legjendës së Djajve të Kuq, Giggs, i cili deri më sot mbante rekordin absolut me 632 paraqitje në kampionat.
Barazimi i rekordit të Barryt u bë i mundur pasi gjendet në formacionin titullar të skuadrës së tij West Bromëich Albion që luan sot (e shtunë) nga ora 16:00 ndaj West Hamit.
Barry dhe Giggs tani ndajnë rekordin për lojtarin që ka më shumë paraqitje në Ligën Premier, ndërsa vendi i tretë mbahet nga ish-ylli i Chelseat, Frank Lampard me 609 paraqitje.
36-vjeçari anglez ka pasur karrierë të bujshme në Angli duke luajtur për shumë skuadra të mëdha si Aston Villa, Manchester City, Everton dhe tani WBA. /Telegrafi/