Site icon Telegrafi

Baronesha Ashton: Duam të shohim përparim në dialogun Kosovë-Serbi, procesi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë

Grupi për Ballkan është duke mbajtur konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, ndërkaq në këtë konferencë po marrin pjesë baronesha Catherine Ashton, ish përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe ambasadori Philip Reeker.

Baronesha Catherine Ashton në fjalimin e saj potencoi se Kosova është shumë e rëndësishme për të, ndërsa ritheksoi se procesi i dialogut Kosovë – Serbi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë.

“Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve, etj”, theksoi ajo, transmeton Telegrafi.

Tutje, baronesha Ashton theksoi se do ta mbështesin dialogun dhe se duan përparim në këtë proces.

“Ne duam të shohim përparimin e dialogut. Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj se do ta bëjmë. Dhe do të mbështeteni në këtë proces nga shumë njerëz që duan të shohin suksesin e Kosovës”, tha mes tjerash ajo.

Ashton po ashtu deklaroi se për procesin e dialogut duhet të merr njohje edhe Miroslav Lajçak, pasi sipas saj, ai e meriton një gjë të tillë duke theksuar se Lajçak beson në të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi./

Exit mobile version