Ish-mesfushori i Liverpoolit, John Barnes beson se klubi anglez mund ta shes ylli egjiptian, Mohamed Salah, nëse vjen oferta e duhur.
Reds kanë rinovuar para disa ditësh me Salahun, por e ardhmja e tij duket se është përsëri në fokus edhe përkundër marrëveshjes.
Salah ka deklaruar rregullisht se është i lumtur në Anfield, ku në sezonin e parë shënoi 44 gola dhe ka statusin e heroit në skuadrën nga Merseyside.
Megjithatë, e ardhmja e tij vazhdon të jetë temë e mediave evropiane dhe nuk përjashtohen një shitje e mundshme.
Sipas ish-lojtarit Barnes, Liverpooli mund ta ketë lidhur Salahun me një kontratë të re pesëvjeçare, por ata do t’ia shesin Real Madridit nëse ofrohet një ofertë prej 200 milionë funtesh (226 milionë eurosh).
“Salah që nënshkroi një kontrate të re nuk do të thotë që Liverpooli nuk është më një klub shitës”, ka thënë fillimisht Barnes për Daily Star.
“Çdo klub është një klub shitës”.
“Nëse Real Madridi ofron 200 milionë funte për Salah atëherë ai do të shkonte dhe Liverpool do të ishte një klub shitës”, përfundoi ish-mesfushori i Reds. /Telegrafi/