Telegrafi

Barkley po shkëlqen nën urdhrat e Lampardit, pas golit të bukur ndaj Barçës – shënon edhe kundër Readingut nga goditja e lirë

Ross Barkley e ka gjetur vetëm dhe shkëlqimin nën urdhrat e trajneri të ri të Chelseat, Frank Lampard.

Chelsea ka mposhtur Readingun në një miqësore para-sezonale me rezultat 4-3, ndërsa edhe kësaj radhe Barkley ishte njëri nga më meritorët.

Barkley ka shënuar një gol të mahnitshëm nga rreth 30 metra për të barazuar rezultatin 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Madejski.

25-vjeçari u tregua i saktë duke bërë një goditje të fortë nga gjuajtja e lirë dhe duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Pas këtij goli, tifozët e Bluve janë gjuajtur në Twitter për të lavdëruar supergolin mahnitës të ish-mesfushorit të Evertonit.

Forma fantastike e Barkleyt në turneun para-sezonal u vërejt edhe në përballjen ndaj Barcelonës.

Në këtë ndeshje anglezi shënoi gol të bukur nga një goditje prej 20 metrave në fitoren e tyre 2-1. /Telegrafi/