Ross Barkley pritet të largohet nga skuadra e tij Everton.
Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën bardh e kaltër dhe tani duket se ka ardhur koha e largimit.
Ai dëshiron të luajë në një skuadër më të madhe dhe këtë gjë ia ka konfirmuar klubit anglez.
Por reprezentuesi anglez mund të mbetet përsëri në Ligën Premier.
Është nën kampioni i Anglisë, Tottenham Hotspurs që po këmbëngulë për transferimin e tij.
Gjithsesi në garë mbetet edhe gjiganti italian Milan që dëshiron ta transferojë Barkleyn në ‘San Siro’.
Everton është e gatshme ta shesë yllin e tyre nëse ndonjëra nga skuadrat ofron 30 milionë funte. /Telegrafi/