Site icon Telegrafi

Bariu Isnifariz Xhemaili tregon për kërcënimet që ka pranuar nga pushteti i kaluar

Bariu Isnifariz Xhemaili, i dënuari në rastin “Vatha” sonte në televizionin Telma tha se ka vuajtur burgim prej tre vjet e gjysmë për shkak se nuk ka dashur të bëhet dëshmitar i mbrojtur dhe të luaj me fatin e 18 gjykatësve.

Ai thotë se ka qenë i kërcënuar për të qenë dëshmitar i mbrojtur kundër krerëve të LSDM-së ose në të kundërtën do të shkonte në burg. Ai thotë se kjo ofertë e pandershme i ka ardhur nga Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Mihajllo Manevski dhe për këtë shkak ka pasur shtypje të madhe për t’u bërë dëshmitar i mbrojtur, por prapseprapë nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Për ish ministrin e drejtësisë, Mihajllo Manevski, thotë se e njeh nga viti 1973, kur ka qenë zëvendës i prokurorit publik.

“Dëshironte të luaj me fatin e 18 gjykatësve, tre prokurorëve publik dhe Vllado Buçkoskit. Dhe atëherë thash, le të më mbajnë në burgim të përjetshëm, por nuk do ta bëj këtë, nuk do të pranoj të jem dëshmitar i mbrojtur”, tha Xhemaili.

Ai thotë se ja kanë konfiskuar tërë pronën dhe përkundër asaj që tani më shtatë vite është i pensionuar, atë nuk e pranon në shumën e plotë.

“Ka gjykatës të ndershëm, që e dinë zanatin e tyre, por kur ju shtyp pushteti edhe ata nuk dinë çka të bëjnë”, u shpreh Xhemaili./Telegrafi/

Exit mobile version