Site icon Telegrafi

Kafe-bari më i mirë në botë 2022 është zgjedhur lokali që ‘fshihet’ pas një dyqani mishi në Barcelonë

Paradiso, një bar i fshehur pas një dyqani mishi në lagjen El Born të Barcelonës, është emëruar pika më e mirë e pijeve nga 50 baret më të mira në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është hera e parë që një “institucion” jashtë Nju Jorkut apo Londrës ka fituar çmimin.

Hyrja e lokalit të fshehur është një derë e bardhë, pas së cilës vizitorët kalojnë një banak të specializuar për mishin e përpunuar.

Ndërkohë vendi numër 2 në “World’s Best” shkoi për Tayer & Elementary, bar londinez – që ishte nënkampion i vitit të kaluar, gjithashtu.

I treti në listë ishte Sips, një tjetër vend i Barcelonës që u rrit me 34 pikë, nga numri 37.

Ndërsa bari më i vlerësuar për dy vitet e fundit, Connaught Bar, renditet në vendin e 8 këtë vit, një rënie relativisht e dukshme.

Çmimet e këtij viti u shpallën në një ngjarje të drejtpërdrejtë që përfshinte 1000 të ftuar në Barcelonë.

Kjo ishte gjithashtu hera e parë që nga fillimi i ndarjes së çmimeve në vitin 2009 që ceremonia nuk u zhvillua në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version