Beppe Baresi, ka siguruar të gjithë se Erick Thohir ka projekt të madh dhe dëshiron të investojë te Interi.
Ish-lojtari i Interit deklaroi se Thohir ka plane të mëdha për klubin Nerazzur.
“Thohir ka projekte të mëdha dhe dëshiron të investojë e ta bëjë Interin konkurrues në Itali dhe Evropë”.
“Presidenti krijoi një grup të lojtarëve mjaft të mirë. Ekipi ka pasur rënie dhe ngritje, por është bazë e fortë për të ardhmen”.
“Edhe pse jemi pesë pikë prapa Romës, lufta për vend të tretë është shumë e hapur. Interi mund të përfitojë nga ndeshjet e rënda të rivalëve”, u shpreh Baresi. /Telegrafi/