Telegrafi

Baresi për grupin e vështirë të Milanit: Lojtarët nuk duhet ta harrojnë historinë – grup i vështirë, por ta shijojnë futbollin

Legjenda e Milanit, Franco Baresi, ka thënë  se Rossonerët nuk mund ta harrojnë ‘historinë’ e tyre në Ligën e Kampionëve, pasi ata kanë rënë në një grup të vështirë me kundërshtarë si Atletico Madrid, FC Porto dhe Liverpool.

Kuqezinjtë janë kthyer në garën prestigjioz pas tetë vjetësh mungesë.

“Është e qartë, duke filluar nga vazo e katërt, ne duhet të kishim fat të kishim një grup më të thjeshtë”.

“Është shumë e vështirë, por mendoj se Milani nuk duhet ta harrojë kurrë historinë që ka”.

“Ne jemi kthyer në Ligën e Kampionëve dhe do t’i luajmë ndeshjet me entuziazëm të madh. Është një grup i shkëlqyeshëm, por ne duhet ta shijojmë këtë moment”.

“Djemtë dhe ekipi duan të bëjnë mirë. Atletico është gjithmonë e vështirë të mposhtet, Porto është e fortë, dhe Liverpooli është i fortë dhe ka cilësi”.

“Milani tregoi futboll të bukur dhe proaktiv, ne nuk duhet të humbim bindjet tona”, ka thënë Baresi për Sky Sport Italia. /Telegrafi/