Site icon Telegrafi

Barella pritet të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit

Nicolo Barella është vendosur të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit, sipas raporteve në Itali.

Reprezentuesi italian u bashkua me Nerazzurrët nga Cagliari në verën e vitit 2018 në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, vlera e tij tani është dyfishuar, ndërsa Interi synon ta shpërblejë lojtarin.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në Serie A – Achraf Hakim i pari, Cristiano Ronaldo as në listë

Gazeta raporton se Interi ka zgjedhur 24-vjeçarin të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit.

Nerazzurrët po përgatitin gjithashtu një ofertë të re kontrate për të zgjatur qëndrimin e tij në klub përtej vitit 2024.

Barella ka shënuar tre gola dhe ka bërë 10 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version