Telegrafi

Barella ka vendosur për të ardhmen e tij, dëshiron t’i bashkohet Romës

Nicolo Barella. (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Nicolo Barella do të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, por jo edhe kampionat.

Mesfushori i talentuar italian pritet ta lë skuadrën e tij Cagliari për ta vazhduar karrierën te Roma.

Skuadra nga kryeqyteti italian si duket ka fituar garën për Barellan ndaj rivalëve si Inter, Napoli, Milan, Juventus, Arsenal, Chelsea dhe PSG.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta italiane ‘Leggo’, Barella i ka kumtuar klubit lajmin se dëshiron t’i bashkohet Romës.

Nicolo Barella duke festuar golin e shënuar ndaj Genoas. (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Roma dhe Cagliari tani do të diskutojnë për çmimin e transferimit të Barellas në Olimpico.

Besohet se mesfushori i Kombëtares së Italisë do t’i bashkohet Romës për një shumë rreth 50 milionë euro.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në Serie A ku ka realizuar një gol dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/