Telegrafi

Bardhi zbulon datën e saktë të publikimit të këngës së re “Diva”

Bardhi (Foto: Instagram)

Ai tashmë është shndërruar në një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Fjala është për reperin Bardhyl Idrizi, i cili për publikun është bërë i njohur me emrin artistik Bardhi.

I njëjti deri më tani ka sjell një sërë hitesh dhe një të tillë duket se do ta publikojë së shpejti.

Bardhi (Foto: Instagram)

Përmes rrjeteve sociale, krijuesi i hitit “Betohemi” ka njoftuar se do ta lansojë projektin e radhës më 23 prill (e premte).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“E gjeta divën më duket. 23 prill do e shihni edhe ju”, ka shkruar ai në njërin nga postimet.

Bardhi (Foto: Instagram)

Ndërkohë që në anën tjetër Bardhi deklaron se është beqar, përkundër se ka vënë në dukje titullin e këngës së re “Diva”.

“Divën e gjeta, por prapë se prapë beqar”, vazhdoi në tjetrin postim Idrizi.

Bardhi (Foto: Instagram)

Bardhi vetëm një javë më parë publikoi projektin “Lot”, i cili për pak ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/