Rap-artisti i njohur nga Kumanova, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për “Zhytem x Prapë”, i cili njëherësh ka sjell dy pjesë në një këngë.
Producimi i kësaj kënge është realizuar në studion e SBS Entertainment, kurse për videon u kujdes Valon Aziri.
Projektet janë kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje të mrekullueshme të këngëtarit.
Në secilën prej këtyre pjesëve, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) ka interpretuar në mënyrë të veçantë.
Krahas këtyre, ai deri në fund të vitit ka paralajmëruar edhe disa projekte e bashkëpunime.
Në mesin e tyre ndodhen edhe duetet me Majkun dhe reperin që jeton dhe vepron në Gjermani, Azetin.
Sa i përket këngës, të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube. /Telegrafi/