Site icon Telegrafi

Bardhi thotë se ka qenë në lidhje me një vajzë VIP

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Ai ka zbuluar shumë të pathëna për jetën dhe karrierën profesionale, ndonëse nuk ka munguar as me performancë.

I pyetur nga moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj nëse është në një lidhje dashurie, krijuesi i hitit “Betohemi” thotë se është beqar.

Foto: Screenshot/Facebook

Derisa zhvilluan një lojë në studio, ai zbulon se ka qenë i lidhur me një personazh të famshëm shqiptar.

Lexo po ashtu Bardhi zbulon se do të sjell edhe katër projekte të reja muzikore deri në fund të vitit

“Nuk ke qenë në lidhje me një vajzë VIP”, ka qenë pyetja drejtuar Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë) së cilës iu përgjigj: “Kam qenë. E kisha thënë emrin por ajo tani është në lidhje”.

Sidoqoftë, ai tutje tregoi se është duke punuar në disa këngë të reja që në mesin e tyre do të ketë edhe bashkëpunime.

Bardhi edhe këtë vit ka qenë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version