Bardhyl Idrizi apo siç njihet për publikun me emrin artistik, Bardhi, duket se ka kompletuar albumin e ri.
Siç njoftoi ditë më parë, ky projekt pritet të lansohet gjatë ditës së sotme (e martë) dhe bashkë me të do të sjellë të kompletuar nga ana vizuale edhe një këngë.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Bardhit me këngëtaren e njohur Donjeta Morina, projekti i të cilëve quhet “Merri”.
Të njëjtit tanimë kanë ndarë edhe një pjesë të këngës, që duket se është në formë të baladës.
“Nesër 19:00 ft Donjeta Morina”, ka shkruar ai në një postim të bërë mbrëmë duke treguar se kënga u realizua në studion e producentit Bini Diez.
Albumi i ri i Bardhit përmban gjithsej 20 këngë në mesin e të cilave janë 18 bashkëpunime.
Këngët që u lansuan deri më tani u pritën shumë mirë dhe numërojnë miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/