Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania, ka nisur me plot befasi.
E teksa u prezantua dukja e banorëve në spektakël, dy prej tyre morën më shumë vëmendje nga aduenca.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Bardhi, dhe tifozen e famshme të kampionatit Evropian 2016, Rike Roçi.
Reperi i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut i kishte lyer flokët në të bardha – duke bërë të njëjtën gjë që kishte bërë vitin e kaluar fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.
Ndërsa Rikja, mori vëmendje e veshur me një fustan transparent, i cili theksonte linjat e saj të formësuara të trupit.
“Rike, po ç’ke veshur kështu moj Rike”, iu drejtua prezantuesi i programit, Ledion Liço, bukuroshes në fjalë, duke ia bërë me dije se duket mjaft provokeuse dhe atraktive në këtë mbrëmje. /Telegrafi/