Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka aplikuar ashpër ndaj kryeministrit Rama në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi i është drejtuar Ramës, duke i thënë se tradita shqiptare, e kërkon që vëllain ta këshillosh në shtëpi, pa u dëgjuar jashtë. Në të kundërt, theksoi Bardhi, në publik, këshilla e lëndon vëllain, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine ndaj tij e ndaj Kosovës.
“Mund te flisja gjate per ate se cfare ka ndodhur ne Shqiperi gjate 10 viteve te fundit, por ky nuk eshte as vendi dhe as rasti. Ne kemi një traditë që vëllaut nuk ia them as kritikën e as këshillën në publik, por ia themi kur jemi vetëm e me zë të ulët që mos të dëgjohet jashtë. Sepse kur kritika a këshilla i thuhet vëllait publikisht, kjo e lëndon atë, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine vëllaut tonë, Kosovës,” tha Bardhi.
“Tradita e shqiptarit e do qe ne shtepine e vellait, motres, mikut, ku ne jemi sot te gjithe te sillesh me nderim e respekt e mos ta perdoresh per te lare hesapet me te ftuarit e tjere. Une nuk kam deshire ta prish kete tradite fisnike te popullit tone, edhe pse nje prej parafolesve te mi u perpoq ta transferonte debatin tone te brendshem politik ne kete salle te nderuar”, shtoi Bardhi. /Telegrafi/