Bardhi është një nga rep-artistët e njohur shqiptar që në vitin 2020 u bë sensacion në industrinë muzikore.
Ai pati rastin të shpreh talentin përmes disa projekteve unike, të cilat rezultuan të jenë mjaft të suksesshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell një ‘freestyle’ të ri.
“Uno” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Çekiç Lipa.
Kësaj radhe Bardhi zgjodhi që lansimit ta bëjë në platformën digjitale Spotify, e jo siç jemi mësuar me YouTube.
Padyshim që më pas plasuan video të ndryshme të fansave të tij, duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së tij. /Telegrafi/