Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka publikuar me videoklip projektin e tij të ri muzikor “EX”.
Ai ka bashkuar forcat për këngën e radhës me artisten Elvana Gjata si dhe DJ-në e njohur, Gimi-O.
Ky projekt është realizuar në studion e SBS Entertainment, nën producimin e Çelik Lipës.
Videoja me skena të veçanta dhe atraktive e kombinuar me vargjet e këngës u realizua nga Supercut Studio.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, ndonëse ishte lansuar në Spotify disa javë më parë.
Pas këtij dueti, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) është duke punuar në një prurje tjetër në bashkëpunim me reperin Azet.
I njëjti përgjatë një kohë të shkurtër ka arritur të marrë vëmendje të madhe me projektet që ka sjell e po ashtu edhe me bashkëpunimet me emra të njohur të skenës. /Telegrafi/