Reperi shqiptar, Bardhi, ka prezantuar ditën e sotme (e martë) projektin e ri muzikor.
“Do të doja” mban titullin kënga e re e tij, e cila është një përpunim i origjinalit “Do të doja” të këngëtarit të njohur Naser Berisha.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) vjen me një paraqitje atraktive, ndërsa protagoniste e klipit është edhe modelja Dajana Kalo.
Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet artisti, kurse producent ekzekutiv i këngës është menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj.
Masterizimin e këtij projekti ndërkohë e ka bërë Nome ent.
Projekti tashmë gjendet i publikuar në YouTube dhe reagimet e para të fansave ishin mjaft pozitive.
Kënga origjinale e Berishës është bërë shumë vite më parë, gjersa në YouTube u lansua në vitin 2012. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RDebWx3kYCQ&ab_channel=ZICOCompanyOfficial