Artisti i njohur shqiptar, Bardhi ka ardhur me një tjetër projekt.
Ashtu siç kishte paralajmëruar ai ka lansuar këngën më të re me titullin “Dashni e vjetër”.
Projekti erdhi i shoqëruar edhe me videoklip ku protagoniste ishte moderatorja e njohur nga Shqipëria, Lei Kraja.
Kënga është prodhuar nga kompania muzikore “SBS Entertainment”, pjesë e të cilës Bardhi prej vitesh.
Ndërkohë, për masterizimin e projektit u përkujdes Bini Diez.
Theksojmë që kjo këngë e Bardhit vjen pak pasi ai solli bashkëpunimin me reperen e njohur, Melinda “Ferrari”. /Telegrafi/