Site icon Telegrafi

Bardhi paralajmëron publikimin e këngës “Engjulli im”

Reperi i njohur, Bardhi po shijon suksesin e albumit “Trëndafil” që u lansua në muajin nëntor.

Ndërsa, tani ai ka paralajmëruar një tjetër projekt për të cilin ka pyetur fansat e tij nëse duhet publikuar apo jo.

Muaj më parë, reperi nga Kumanova sjell një pjesë të shkurtër të këngës “Engjulli im” që është ‘remake’ i hitit të Soolking “Melegim”.

Foto: Bardhi/InstaStory

Dhe në një postim që ka bërë së fundmi, Bardhi ua ka rikujtuar fansave këtë projekt duke lënë të kuptohet se po planifikon ta publikoi këtë javë.

“Sa jeni për me e publiku këtë javë remake-in “Engjull im”, ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e një prej postimeve.

Foto: Bardhi/InstaStory

Mbetet të shihet nëse se si do të veproi reperi lidhur me këtë projekt, që padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e tij.

Ndërkohë kujtojmë që në albumin e ri, Bardhi solli bashkëpunime të shumta me disa emra të njohur të estradës. /Telegrafi/

Exit mobile version