Telegrafi

Bardhi paralajmëron këngën e re, lansohet së shpejti

(Foto: Instagram/bardhi)

Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Kështu të paktën ka njoftuar me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ai zbulon se kjo këngë do të lansohet së shpejti, por që akoma nuk ka një datë të saktë.

“Zemër, zemër, së shpejti”, ka shkruar ai.

Reagimet e fansave qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këtë projekt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bardhi ka qenë tejet i komentuar gjatë kësaj periudhe për shkak të pjesëmarrjes në edicionin e tretë të Big Brother VIP.

Ai brenda krijoi një lidhje dashurie me Sara Gjordenin, me të cilën tani po pret një fëmijë. /Telegrafi/