Artisti nga Kumanova, Bardhyl Idrizi – Bardhi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ai tregon se po vjen me një bashkëpunim dhe këtë herë ka bashkuar forcat me një artiste të re të quajtur, Alketa.
Projekti i dyshes është në realizim dhe së shpejti pritet të finalizohet edhe videoklipi.
“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi krahas postimit ku shfaq një nga skenat e klipit.
Alketa po ashtu është pjesë e SBS Entertainment, të cilët qëndrojnë prapa projekteve të suksesshme të Bardhit.
Edhe ky duet i tyre besohet se do shndërrohet në hit dhe se do pëlqehet nga publiku.
Bardhi këtë verë ka qenë ndër artistët më të kërkuar në mbrëmje e koncerte muzikore. /Telegrafi/