Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka nisur punën prej kohësh për një album të ri.
Derisa ditë më parë njoftoi se në këtë album ka bashkëpunime të shumta dhe se njëri prej tyre është me yllin e hip hop-it, Azet, së fundmi ai ka zbuluar një tjetër duet.
Sipas një postimi të bërë nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj, artisti po sjell një këngë me dyshen e famshme, Eaz dhe Xen.
“Kënga e radhës nga albumi. Bardhi, Eaz dhe Xen”, thuhet në postimin e bërë në InstaStory.
Ky projekt pritet të ketë edhe shumë surpriza të tjera, gjersa nuk mungojnë edhe yje të tjerë të estradës.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) këtë vit ka qenë mjaft i angazhuar dhe një ndër artistët më të kërkuar në treg.
Edhe pas përfundimit të mbrëmjeve e koncerteve në vend, ai ka nisur turin nëpër Evropë. /Telegrafi/