Dy artistë të tjerë janë bërë sërish bashkë për ta lansuar një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për reperin, Bardhi dhe këngëtaren e mirënjohur, Shkurte Gashin, të cilët po punojnë për një këngë të re.
Kështu ka njoftuar Bardhi në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram duke zbuluar se projekti do të publikohet brenda një kohe të shkurtër.
“Për Bajram një bakllava e keni prej meje dhe Shkurte Gashi”, ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që Bardhi dhe Shkurte bashkëpunuan në këngën “Mama Mia” që e sollën bashkë me Nora Istrefin.
Projekti i tre artistëve u lansua në korrik të 2022 dhe u prit mirë nga fansat e tyre duke grumbulluar mbi 17 milionë klikime në YuTube deri më tani. /Telegrafi/