Ndërkohë që po e shijon suksesin e bashkëpunimit “Mama Mia”, Bardhi ka paralajmëruar këngën e re.
Është një duet me Belah që titullohet “Ola Bonita” dhe do të publikohet të enjten.
Dy protagonistët kanë shpërndarë një fragment të videoklipit muzikor në profilet respektive në rrjetet sociale duke i njoftuar fansat e tyre për këtë projekt.
“Mama Mia” është bashkëpunimi më i fundit i Bardhit me Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi që po korr suksese dhe numëron mbi katër milionë shikime në YouTube dhjetë ditë pas lansimit.
Belah, në anën tjetër, së fundmi erdhi në bashkëpunim me 2 Ton me këngën “Gocë pejane”. /Telegrafi/