Reperi i njohur, Bardhi, ka zbuluar një lajm të mirë për fansat e tij të shumtë.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Instagram-it, reperi njoftoi se ka finalizuar albumin e ri që mban titullin “Trëndafil”.
Albumi i reperit, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) që do të jetë i pari në karrierë, do të lansohet me nëntë nëntor, ndërsa tha se shpreson që do të pëlqehet nga fansat e tij.
“9 nëntor. Data e lansimit të albumit “Trandafil”. Faleminderit pafundësisht ekipit për punën e palodhshme dhe me energjinë ma t’mirë t’mundshme. Pa këta njerëz nuk kishim mundur me e realizuar këtë album, e ju njerëz të dashur jeni ata që na keni motivu, e në fund shpresojmë që ka me ju pëlqyer”, ka shkruar reperi në postim duke etiketuar bashkëpunëtorët e tij.
Kujtojmë që Bardhi deri tani numëron disa këngë të suksesshme që janë pritur mirë nga publiku dhe janë kthyer në hite.
Projekti i tij i fundit erdhi në bashkëpunim me reperin tjetër, Gjesti, “Zemrën” deri tani ka arritur gati 2 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/