Bardhi, Matolale dhe Luana Vjollca, kanë prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
“Shtinja flakën” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistët e njohur shqiptarë ia kanë vënë flakën kësaj kënge verore që pritet të pëlqehet edhe nga publiku.
Teksti dhe melodia është realizuar nga Bardhi dhe Matolale me producim nga SBS Entertainment.
Ky bashkëpunim tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS.
Luana po ashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen provokuese në videoklip.
Nuk ka dyshim se ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere që do të na shoqërojë gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/