Telegrafi

Bardhi fotografohet dorë për dore me një vajzë misterioze

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në estradë.

Ai prej disa vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar, gjerda ka sjell një sërë hitesh e bashkëpunimesh që kanë bërë bujë të madhe.

Megjithatë, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) ka qenë më pak i komentuar sa i përket jetës private.

Bardhi fotografohet dorë për dore me një femër (Foto: Telegrafi)

I njëjti deri më tani nuk është përfolur publikisht për ndonjë romancë dashurie, ndonëse ka marrë vëmendje me një fotografi të siguruar nga Telegrafi.

Lexo po ashtu Kënga “Rakia” nga Bardhi dhe DJ Gimi-O publikohet më 5 maj

Imazhi në fjalë e ka shfaqur artistin dorë për dore me një femër, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë.

Kjo nuk dihet nëse është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën, apo pjesë e ndonjë videoklipi të ri.

Bardhi përndryshe më 5 maj (e enjte) do të sjellë këngën e radhës me DJ GIMI-O të quajtur, “Rakia”. /Telegrafi/