Dy artistët e njohur të estrades shqiptare, Bardhi dhe Shkurta janë bërë bashkë sërish për një projket të ri.
Dyshja kanë publikuar bashkëpunimin e ri që mban titullin “Për ty”, që është prodhuar nga produksioni SBS Entertainment.
Projekti i reperi dhe këngëtares së mirënjohur është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar në YouTube.
Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i dytë për artistët, ata vitin e kaluar sollën këngën “Mama Mia” bashkë me këngëtaren, Nora Istrefi.
Ndryshe, si Bardhi ashtu edhe Shkurta mbeten të angazhuar edhe me koncerte të shumta dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/