Telegrafi

Bardhi dhe Majk publikojnë klipin “Ama”, pjesë e klipit edhe Kejvina Kthella

Foto: SBS Entertainment/YouTube

Dy reperët Majk dhe Bardhi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ama” titullohet kënga e tyre e përbashkët, e cila është ritmike-verore e zhanrit pop dhe hip-hop.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja, duke shkruar secili pjesët përkatëse.

Foto: SBS Entertainment/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, protagoniste e të cilit është një modele e njohur e shoubizit shqiptar.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, e cila për shikuesit ka dhuruar një performancë mjaft provokuese, të xhiruar në plazh.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Valon Aziri. /Telegrafi/