Vera po afron dhe bashkë me kohën e nxehtë po vijnë edhe një sërë projektesh të reja.
Pas disa këngëve e bashkëpunimeve që janë lansuar deri më tani, një tjetër duket se është rrugës.
Bëhet fjalë për një duet në mes reperit Majk dhe artistit tjetër të njohur, Bardhyl Idrizi – Bardhi.
Të njëjtit duket se kanë nisur xhirimet e videoklipit të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.
Të dy, Majk dhe Bardhi, kanë shpërndarë në InstaStory fotografi të modeles Kejvina Khella që tregojnë se është pjesë e klipit.
Kjo nuk ka dyshim se do të jetë një nga hitet e verës, marrë parasysh famën dhe suksesin e dyshes së njohur.
Majk dhe Bardhi këtë kohë kanë qenë aktiv edhe më prurje të tjera muzikore që kryesisht janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/