Telegrafi

Bardhi dhe Majk bashkohen për një tjetër duet të ri muzikor

Dy emra të tjerë të njohur të estradës janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për reperët Bardhi dhe Majk, të cilët kanë bashkuar forcat për një duet të radhës.

Ishte artisti nga Kumanova ai që ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës, teksa shihet në studio bashkë me Majk.

Dyshja zbuluan se kënga mban titullin “Mykonos” dhe pritet të lansohet shumë shpejt.

“Ka jeni verës? Mykonos ft Majk, le të kallen kojshina”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimi që ndau me fansat në Instagram.

Theksojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i tretë pas këngëve “Përgjithmonë” dhe “Ama”.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që aktualisht po shijojnë suksese me bashkëpunime të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bardhi së fundmi solli këngën “Shtinja flaken” në bashkëpunim me Mato Lale dhe Luana Vjollcën.

Ndërkohë, Majk ka lansuar këngën “A jena” në bashkëpunim me Johnny Rapaj dhe Ermal Fejzullahun. /Telegrafi/