Dy reperët e njohur, Bardhi dhe Gjesti janë bërë bashkë për të sjellë një bashkëpunim.
Prej ditësh ata kanë paralajmëruar këngën e cila lansohet nesër (e diel).
Me një video të shkurtër të realizuar në studio, të dy reperët kanë ndarë me fansat në Instagram një pjesë nga kënga e re.
“Nesër(e diel), zemrën ora 13:00”, kanë bërë të ditur Bardhi dhe Gjesti në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
Kujtojmë që ky është bashkëpunimi tyre e parë për dy reperët kanë depërtuar suksesshëm në tregun e muzikës dhe numërojnë disa hite. /Telegrafi/