Telegrafi

Bardhi dhe Azet së shpejti në bashkëpunim

Foto: Bardhi/Azet/Instagram

Dy reperët shumë të suksesshëm shqiptarë, Azet dhe Bardhi, duket se kanë mbledhur forcat për një projekt të përbashkët.

Ata do të vijnë së shpejti në një bashkëpunim, i cili pritet të jetë padiskutim një nga hitet e radhës në zhanrin hip-hop.

Burimet e Telegrafit kanë treguar se dyshja tashmë kanë nisur realizimi ne këngës, e cila i është besuar producentit Qelik Lipa.

Bardhi (Foto: Bardhi/Instagram)

Ky i fundit njëherësh prodhues muzikor i të gjitha këngëve më të fundit të reperit Bardhi.

Si Bardhi ashtu edhe Azet vazhdojnë të jenë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në vend, teksa influenca e këtij të fundit vazhdon të jetë e shtrirë edhe në territorin gjerman.

Azet (Foto: Azet/Instagram)

Mbetet të shihet se sa do ta mirëpresin fansat e të dy reperëve këtë bashkëpunim të radhës. /Telegrafi/