Site icon Telegrafi

Bardhi dhe Alketa vijnë me “Mi amor”

Foto: Screenshot/YouTube

Artistët e njohur shqiptarë, Bardhi dhe Alketa, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Mi amor” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip të veçantë.

Këngëtarët vijnë me një paraqitje të mrekullueshme në klip, gjersa nga fansat konsiderohen ‘si një dyshe e përsosur’.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti i tyre u kompletua në studion e SBS Entertainment nga Çelik Lipa, meqenëse të dy janë nga i njëjti label.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të njëjtit deri më tani kanë sjell edhe bashkëpunime të tjera që dolën mjaft të suksesshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata numërojnë bashkë edhe hitet e tjera si: “Mfal” dhe “Emanuela”.

Bardhi dhe Alketa krahas projekteve po vazhdojnë të jenë tejet të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version