Telegrafi

Bardhë e zi, Dafina Zeqiri merr vëmendje me veshjen transparente në fotosesionin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me fansat gjëra të ndryshme.

Por, artistja së fundmi ka fshirë të gjitha fotografitë e videot dhe ka lënë vetëm tri postime.

Një prej tyre është njoftimi rreth këngës së re në bashkëpunim me Alban Skënderajn, një tjetër ka të bëjë me koncertet e Zeqirit, e në vazhdim një fotosesion i ri.

Foto: Screenshot/Instagram

Në setin fotografik, krijuesja e hitit “Amazing Girl” duket e mahnitshme në veshje transparente teksa ka vënë në pah linjat trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Energji e madhe”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Komplimentet nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e fansat e 33-vjeçares.

Ajo ndërkaq nuk ka dhënë më shumë detaje se kur pritet të publikohet kënga e re “Copa Copa” me Albanin. /Telegrafi/