Loja më atraktive në Kosovë, ‘Eksperti‘ e mundësuar nga portali më i madh në vend Telegrafi, është duke u bërë gjithnjë e më interesant.
Tashmë lexuesit e mediumit më të madh në vend janë mishëruar me lojën shpërblyese, me parashikimin e rezultateve nga gara më e madhe evropiane e klubeve Liga e Kampionëve, BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
E ‘Eksperti‘ i javës së tretë është Bardh Zymberi, i cili ka grumbulluar 62 pikë.
Zymberi është fitues i një ore të mençur ‘Xiaomi’ dhuratë nga Telegrafi pasi ishte parashikuesi më i mirë i javës së tretë.
‘Eksperti‘ do të pushojë për dy javë shkaku i ndeshjeve të Kombëtareve, derisa pas ndeshjeve ndërkombëtare do të keni mundësi të bëni parashikimet e juaja. /Telegrafi/