Javier Mascherano ishte i dyshimtë deri në minutën e fundit.
Mbrojtësi argjentinas nuk ka arritur të shërohet plotësisht dhe në këtë formë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Ahtletic Bilbaos.
Futbollisti ditëve të fundit është ftohur tej mase dhe mjekët i kanë sugjeruar që mos të udhëtojë për në Bilbao.
Gjithashtu është raportuar se katalunasve do t’iu mungojë edhe mesfushori, Andres Iniesta.
Ky i fundit ka pësuar ditë më parë një lëndim dhe nuk ka arritur të rikuperohet me kohë për ndeshjen e vlefshëm në La Liga.
Trajneri Ernesto Valverde tashmë ka thirru edhe dy talentë të akademisë, mesfushorët David Kostas dhe Oriol Busquets.
Theksojmë se takimi pritet të fillojë rreth orës 20:45 dhe ky do të jetë rikthim i Valverdes në Bilbao, të cilën skuadër e udhëhoqi për gjashtë vjet. /Telegrafi/
https://youtu.be/XGdxomURk9A?t=2