Site icon Telegrafi

Barcelonës i shfaqen probleme serioze në rindërtimin e “Camp Nou”

Barcelona nuk mund të fillojë rindërtimin të stadiumit ikonik Camp Nou sepse nuk ka marrë licencën e nevojshme. Stadiumi i katalanasve po kalon në një proces të madh rinovimi i cili filloi në nëntor.

Asgjësimi i stadiumit tashmë ka përfunduar me katin e tretë të shembur tërësisht dhe strehën që mbulonte njërën anë të fushës e cila po ashtu është hequr.

Siç raporton medium katalan “Sport”, megjithatë, blaugranët ende nuk kanë siguruar lejen e nevojshme që do t’i lejojë ata të fillojnë rindërtimin.

Gjigantët katalanas po punojnë me seriozitet të madh për të gjetur një zgjidhje së bashku me Këshillin Bashkiak të Barcelonës.

Kampionët spanjollë janë të bindur se një zgjidhje do të arrihet përpara asamblesë së përgjithshme të ardhshme të planifikuar të zhvillohet më 21 tetor.

Prishja e “Camp Nou” përfundoi shumë më shpejt nga sa priste klubi. Megjithatë, Këshilli Bashkiak i Barcelonës paralajmëroi se procesi i rindërtimit do të ishte i ngadaltë.

Kjo për shkak se bordi i drejtorëve të presidentit të ri Joan Laporta kishte modifikuar planin fillestar të miratuar nga bordi i mëparshëm në krye me Josep Maria Bartomeu.

Sidoqoftë, klubi ka besim se skuadra e Xavit do të luajë ndeshjen e tyre të parë në “Spotify Camp Nou” në nëntor 2024, por me kapacitet të kufizuar në fazat fillestare.

Deri atëherë, katalanasit do të vazhdojnë të luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në Estadi Olimpic Lluis Companys.

Ky rinovim pritet t’i kushtojë Barcelonës rreth 1.25 miliardë funte.

Kapaciteti do të zgjerohet nga 99,354 vende në 105,000, duke rritur hendekun si stadium më i madh i futbollit në Evropë, duke lënë në vendin e dytë “Ëembley” me një kapacitet prej 90,000 ulësesh./Telegrafi/

Exit mobile version